×
  • Lajme
  • Lajme

    Për tre muaj kosovarët blenë mbi 53 milionë euro patundshmëri në rajon

    Reporteri
    10 Tetor 2023 | 9:35

    Mbi 53 milionë euro është vlera e investimeve në patundshmëri të kosovarëve në vendet e rajonit, kryesisht në Shqipëri, gjatë periudhës prill-qershor 2023.

    Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), investimet e rezidentëve kosovar në vendet e rajonit kanë shënuar rritje për rreth 3 milionë euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Derisa investimet e kosovarëve në sektorin e patundshmërisë në Shqipëri kanë shënuar rritje, investimet e diasporës në sektorin e patundshmërisë në Kosovë në të njejtën periudhë kanë shënuar rënie.

    Sipas BQK-së, vlera e përgjithshme e IHD-ve në periudhën prill-qershor 2023 ka arritur në 184.4 milionë euro, apo për 12.5% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    “Rënia IHD-ve është evidentuar kryesisht në sektorët e patundshmërisë, ndërtimtarisë dhe sektorin e xehetarisë përfshirë guroret”, bëhet e ditur në raportin e BQK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!