Mijëra kosovarë ia kanë mësyrë sot Shqipërisë, në vikendin e parë që kur Kosova gjendet në masa më të ashpra për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Reporterin ka treguar të dhënat e 7,9 dhe 9 prillit të qytetarëve që kanë kaluar pikat kufitare Vërmicë dhe Morinë.
Me 7 prill duke filluar nga ora 00:00 deri në ora 11:00, kanë dalë nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes Pikës Kufitare në Vërmicë dhe në Morinë 1475 persona.
Ndërsa me 8 prill kanë kaluar 1845 persona. Kurse sot deri në orën 11:00 kanë kaluar kufirin 5498 persona.
Ndërkaq sot, nga ora 12:00 e natës e deri sot në ora 11:00 të ditës, mbi 5 mijë kosovarë kanë marrë rrugën për në Shqipëri.
“Më datë 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 5,498 persona”, kanë thënë nga Policia për Reporterin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.