Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datat 26, 27 dhe 28 korrik 2019 do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave.
Kjo, sipas policisë për shkak të garës ndërkombëtare të çiklizmit që do të mbahet këto ditë.
“Ju njoftojmë se Federata e Çiklizmit të Kosovës, për arsye të realizimit të garës ndërkombëtare të çiklizmit ‘Tour de Kosova’ , më 26, 27 dhe 28.07.2019, pasi ka siguruar leje nga organet kompetente në vend, do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave”, thuhet në njoftimin e policisë.
PK-ja ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.
“Kërkojmë mirëkuptim nga qytetaret që do të përdorin autostradat në atë kohë”, vijon njoftimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.