Për tri ditë u vaksinuan 512 persona të moshuar

Për tri ditë në sallën “1 tetori” janë vaksinuar 512 persona mbi moshën 85 vjeçare.


Niman Bardhi koordinator në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, ka treguar se vetëm gjatë ditës së sotme janë vaksinuar 62 persona.

Bardhi theksoi se vaksinimi i kësaj kategorie është duke shkuar mirë dhe është përcjell pa asnjë komplikim.

“Deri më tani janë vaksinuar 512 persona ndërsa deri në këto qaste janë 62 të vaksinuar dhe presim edhe të tjerë dhe situata është e qetë dhe shpresojmë se do të vazhdojë kështu edhe ditët në vijim”, u shpreh ai.