×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Për vetëm 10 muaj në Kosovë, janë kryer 30 vetëvrasje

    Reporteri
    16 Nëntor 2019 | 18:47

    Numri i vetëvrasjeve në Kosovë po mbetët ende shqetësues.


    Por më shqetësues është fakti se ky numër është në rritje e sipër.

    Vetëm brenda 11 muajve të vitit 2018 në Kosovë janë njëzet e dy persona (22) të cilët kanë kryer vetëvrasje.

    Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në periudhën janar-tetor 2019 , 33 persona kanë kryer vetëvrasje.

    Ndërsa, 136 raste janë evidentuar si vetëvrasje në tentativë.

    “Duke ju referuar te dhënave ne PK, për numrin e rasteve te vetevrasjeve per periudhen kohore 01-01-2018 – 31-10-2019 janë:

    Vetëvrasje 33 raste

    Vetëvrasje në tentativë 136 raste”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Indeksonline.

    Ndërkohë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 800 mijë njerëz në vit vdesin nga vetëvrasja, që i bie një person çdo 40 sekonda.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!