Numri i kontribut dhënësve në Fondin e Kursimeve Pensionale që kanë aplikuar, për pesë orë ka shkuar në 156 mijë.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Fondi, përmes një njoftimi në ‘Facebook’, duke sqaruar se numërimi është bërë deri në orën 19:50.
“Shkon në 156 mijë numri i aplikimeve deri në ora 19:50!”, thuhet në njoftim.
Ende pa kaluar tri orë, për tërheqjen e 10 për qindëshit nga Trusti aplikuan 70 mijë persona, sipas të njëjtit Fond.
Nga radhët e Fondit të Kursimeve Pesionale të Kosovës u njoftua edhe lidhur me mesazhin “gabim i papritur”, që po iu shfaqet kontributdhënësve të interesuar për tërheqje të 10%.
” Kjo po ndodh për shkak se nga lista e llogarive bankare që e kemi pranuar për verifikim këto llogari bankare, për ndonjë arsye, nuk po arrijnë të konfirmohen. Po punojmë për ta zgjidhur këtë problem duke kërkuar ndihmë nga bankat që të na ndihmojnë me llogaritë bankare që nuk po konfirmohen ose mungojnë nga lista që e kemi marrë”, kanë deklaruar Fondi në ‘Facebook’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.