×
  • Lajme
  • Lajme

    Përçarje e re në LDK: Grainca akuzon Svarçën e Salihajn për manipulim të zgjedhjeve në Ferizaj

    Reporteri
    03 Korrik 2019 | 23:51

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Blerim Grainca, ka sulmuar kolegët e tij partiakë, Muharrem Svarça e Adem Salihaj, për përpjekje për manipulim të procesit të zgjedhjeve të brendshme partiake në Komunën e Ferizajt.


    Grainca ka thënë  se Svarça e Salihaj kanë ndjekur “rrugë antistatutare”.

    “Kanë ndryshuar 22 delegatë, iu kanë ndërruar degën”, është shprehur ai, duke akuzuar Svarçën e Salihajn se kanë çuar kandidatë në degë e nëndegë ku do të merrnin më shumë vota.

    Ai ka sulmuar dy kolegët e tij partiakë për mbajtje të, siç është shprehur ai, një “tubimi gjysmëlegal”.

    “Tentativa e kryetarit aktual për ta manipuluar procesin nuk u lejua nga qytetarët në Koshare”, ka deklaruar ai për T7, transmeton Express, duke iu referuar tubimit që u karakterizua me rrahje me karrige mes aktivistëve.

    Grainca ka thënë se “Svarça me gabimet që ka bërë s’mund të japë më shumë” për partinë në Ferizaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!