×
  • Lajme
  • Lajme / DOKUMENT

    Përditësimi i fundit, këta janë më të votuarit në PDK sipas numërimeve deri më tash

    Reporteri
    19 Shkurt 2025 | 22:05

    Në Qendrat Komunale të Numërimit,është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. 

    Gazeta online Reporteri.net ka siguruar listën me përditësimin e fundit për kandidatët për deputet nga Partia Demokratike.

    Sipas numërimit të deritashëm kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka marrë 141 mijë e 400 vota. Pas tij vjen kryetari i partisë Memli Krasniqi me 80 mijë e 415 vota.

    I treti në këtë listë është Uran Ismaili me 34 mijë e 152 vota. Pas tij vjen sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku me 32 mijë e 193 vota.

    Një tjetër grua e PDK-së që ka marrë shumë vota është edhe Sala Jashari e cila sipas këtij përditësimi ka siguruar 30 mijë e 703 vota.

    26 mijë e 458 vota i ka mbledhur edhe Enver Hoxhaj.

    Kurse, Përparim Gruda ka marrë 25 mijë e 771 vota.

    Pas Grudës, në këtë listë është kandidati Jakup Nura me 25 mijë e 645 vota.

    Deputetja e disa legjislaturave Ganimete Musliu ka siguruar 24 mijë e 942 vota.

    Ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka arritur të marrë 24 mijë e 219 vota.

    Mërgim Lushtaku ka siguruar 22 mijë e 843 vota.

    Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit ka marrë 22 mijë e 123 vota sipas këtij përditësimi.

    Nga votat e deritashme duket se në Kuvend do të kthehet edhe Nait Hasani i cili ka marrë 22 mijë e 484 vota.

    Ferat Shala ka marrë 21 mijë e 745 vota, i pasuar nga Elmi Reçica me 21 mijë e 253 vota.

    Ndërkaq Fadil Demali ka marrë 18 mijë e 841 vota.

    Djali i Jakup Krasniqir, Altini ka marrë 18 mijë e 356 vota, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Xhevahir Geci ka marrë 18 mijë e 196 vota.

    Kjo është lista e plotë: 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!