×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet parlamentare

    Përditësimi i fundit nga KQZ, kaq vota morën kandidatët e PDK-së nga numërimi i 92.58% i vendvotimeve

    Reporteri
    20 Shkurt 2025 | 17:42

    Nga 92.58% e vendvotimeve të numërura për votat e kandidatëve për deputetë, bartësi i listës, njëherit kandidat për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza deri tani ka marrë 153 mijë e 789 vota. Pas tij, në vend të dytë del të jetë kryetari i partisë, Memli Krasniqi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Nga votat e numëruara deri tani për kandidatët për deputetë, në vend të tretë Uran Ismaili me 38 mijë e 110 vota. Me 35 mijë e 754 vota është aktualisht Vlora Çitaku.

    Në vend të pestë renditet Sala Jashari me 32 mijë e 597 vota.

    27 mijë e 495 vota ka marrë Përparim Gruda, ndërsa pas tij del të jetë Jakup Nura me 27 mijë e 69 vota.

    Ganimete Musliu ka marrë deri tani 26 mijë e 862 vota, ndërsa Rrahman Rama 26 mijë e 95 vota.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!