×
  • Lajme
  • Lajme / Rezultatet

    Përditësohen të dhënat e KQZ-së: Bie lehtë në përqindje PDK-ja, ngritet Lidhja Demokratike e Kosovës

    Reporteri
    21 Shkurt 2025 | 13:54

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka përditësuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare.

    Sipas këtyre rezultateve, deri në ora 11:42 të datës 21.02.2025 janë numëruar 2,433 vendvotime nga 2,533 apo 96.05 për qind e tyre.

    Në këto rezultate nuk përfshihen rezultatet e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës.

    Bazuar në rezultatet e përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje i ka shtuar edhe rreth shtatë mijë vota më shumë dhe është rritur në përqindje nga 40.89% në 40.90%.

    PDK-ja ka pësuar rënie në përqindjen e votave pas përditësimit të fundit.

    Partia e udhëhequr nga Memli Krasniqi, e cila kishte 22.40% me përditësimin paraprak, pas përditësimit të fundit ka rënie në 22.29 për qind.

    LDK-ja është rritur nga 17.23% në 17.42 për qind, tregon ky përditësim i orës 11:42 të së premtes.

    Me këtë përqindje, LVV-ja do të vazhdojë të ketë 47 deputetë, PDK-ja do të ketë 25, një më pak sesa nga përditësimi i fundit që është bërë të enjten, LDK-ja një më shumë, që i bie t’i ketë 20 deputetë, ndërkaq AAK-ja do të vazhdojë t’i ketë 8 deputetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!