Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatin e numërimit të votave në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Nga 29 vendvotime deri më tani janë numëruar 29 vendvotime nga 43 sa janë gjithsej, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Lëvizja Vetëvendosje nga numërimi i deritashëm ka siguruar 5 mijë e 581 vota ose 81.97 për qind.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 511 vota ose 7.50 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës sipas këtij përditësimi ka marrë 418 vota pse 6.14 për qind.
Koalicioni për Kosovën Fituese, koalicion ndërmjet AAK-së, NISMA’s, Konservatorëve dhe Intelektualët ka marrë 65 vota pse 1.50 për qind.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.