×
  • Lajme
  • Lajme

    Përdoret forca në Prizren, gruaja rrah burrin

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 13:11

    Një person nga Prizreni ka njoftuar në polici se është rrahur nga bashkëshortja e tij. E dyshuara është arrestuar.


    Gruaja në fjalë është intervistuar nga organet kompetente, si provë materiale i është konfiskuar një mjet me të cilin dyshohet se e ka rrahur burrin e saj.

    “Është arrestuar e dyshuara femër K/Ashkalike, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull K/Ashkali. Si provë materiale është konfiskuar një mjet ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!