×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfaqësues të KQZ-së e shoqërisë civile priten me duartrokitje në Senatin e Pensilvanisë

    Reporteri
    04 Prill 2025 | 19:19

    Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësues të shoqërisë, të mbështetur nga Ambasada Amerikane kanë vizituar Senatin e Shtetit të Pensilvanisë, ku janë pritur ngrohtësisht nga senatorët. 

    Ata prej 10 ditësh, po qëndrojnë  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pjesë e programit “Open World Program” i Zyrës së Kongresit Amerikan për Lidership Ndërkombëtar.

    “Së bashku me kolegë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përfaqësues nga shoqëria civile dhe në mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, më 2 prill, u mirëpritëm në mënyrë të veçantë nga Sentatorët e Senatit të shtetit të Pensilvanisë. Ne ishim mysafir të senatorit Joe Pittman, me të cilin për kohë të gjatë diskutuam për proceset zgjedhore dhe sfidat e kohës së sotme. Z. Pittman, në fillimin e seancës së Senatit të Pensilvanisë, bëri prezantimin e delegacionit tonë që u nderua me duatrokitje nga senatorët.”, ka shkruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë demokracinë më të madhe në botë dhe është një vend ideal për të mësuar për zgjedhjet dhe organizimin e tyre.

    Ai ka publikuar edhe një video ku shihet senatorët duke i duartrokitur mysafirëve nga Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!