Një delegacion i lartë i zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikanë do të qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ata do të priten në takim nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.
Takimi që pritet të fillojë në ora 12:00 do të përfshijë përfaqësues biznesesh nga profile të ndryshme, si dhe përfaqësues të qeverisë amerikane.
“Sot në orën 12:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit. Takimi do të përfshijë përfaqësues biznesesh nga profile të ndryshme, si dhe përfaqësues të qeverisë amerikane”, thuhet në njoftimin për media. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.