×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i Ambasadës

    Përforcimi i mbështetjes për mbrojtjen e Kosovës, një gjeneral nga komanda amerikane vjen në Prishtinë

    Reporteri
    20 Mars 2025 | 12:22

    E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka pritur në takim gjeneral brigade Chris McKinney nga Komanda Europiane e SHBA-së (EUCOM).

    Ambasada njoftoi se ai në Kosovë do të zhvillojë takime për bashkëpunime të mbrojtjes për, siç tha, përforcimin mbështetjes për mbrojtjen e Kosovës.

    “Gjatë vizitës së tij, McKinney do të mbajë takime dypalëshe për bashkëpunimin në mbrojtje për të përforcuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për zhvillimin e sigurisë dhe mbrojtjes së Kosovës”.

    Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara është një nga njëmbëdhjetë komandat e unifikuara luftarake të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, me seli në Shtutgart, Gjermani./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!