Fjolla Morina mbrëmë ka arritur “kulmin” e famës në Skenderaj. Për performancën e saj gati erotike atje kanë folur të gjithë përfshirë njerëz të politikës.
Nga reagimet e shumta për Fjollën, askush nuk e përmendi se si ka kënduar, fokusi ishte te veshja dhe lëvizjet skenike të saj që paraqisnin performancë +18, e që binin në kundërshtim me grup-moshën e audiencës.
Fjolla Morina e dridhte prapanicën, para syve të fëmijëve në koncertin që u mbajt mbrëmë në Skenderaj. Rreshti i parë i audiencës ishte i gjithi me fëmijë. Për këtë paraqitje Gazeta Express ka biseduar me nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtakun. Ai tha se nuk ka qenë pjesëmarrës në koncert dhe me organizim është marrë Qendra Rinore.
I pytur se si e komentoni performancën e Fjolla Morinës +18 para fëmijëve, ai tha se fëmijë ka çdokund, jo vetëm në Skenderaj.
“Çdokund ka fëmijë, nuk ka veç në Skenderaj. Qendra rinore është marrë me atë punë”, tha Lushtaku për Gazetën.
Lushtaku tha se nuk është marrë me reagimet e njerëzve për performancën e saj.
“Nuk kam qenë pjesëmarrës në koncert, mirë ka qenë me pas shku po s’kam shku…As si kom pa as reagimet. Ajo është këngetare”, përfundoi ai.
Gazeta ka tentuar të flasë edhe me kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin por ai ka ndalur telefonin. Numri i tij i telefonit nuk ka pasur qasje.
Ndërsa zëdhënësi i komunës Jeton Rushiti, tha se pas pas do t’i përgjigjet pyetjes se sa është paguar Fjolla për këtë koncert.