Fabrika e mishit “Apetit” raportohet është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Për të ndalur zjarrin që ka përfshirë fabrikën, ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Nuk dihet ende se si ka ardhur deri te zjarri.
Gazeta online Reporteri.net ka kontaktuar me policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje rreth rastit.
Nga Policia kanë thënë se zjarri është raportuar rreth orës 05:30 të mëngjesit. Siç bëhet e ditur janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Babimovc. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Për detaje të tjera njoftoheni me kohë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.