Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradë drejtimi Duhël-Prishtinë sot pas orës 17:00.
Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se nga ky incident nuk ka të lënduar, vetëm se trafiku është bllokuar në njërin shirit.
“Rreth orës 17:10, policia është njoftuar se në autostradë drejtimi Duhël-Prishtinë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Nga ky rast nuk ka persona të lënduar. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe kompania për mirëmbajtjen e autostradës kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Krasniqi për Reporteri.net.
Krasniqi shtoi se “për momentin trafiku po zhvillohet vetëm në një shirit”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.