×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfshirja e Diasporës në qeverisje, Hamza nga Zvicra: Nuk jeni veç për të dërguar para në Kosovë

    Reporteri
    30 Tetor 2024 | 18:59

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka realizuar punëtorinë e fundit për programin e tij.

    Këtë seri të takimeve me qytetarët ai e ka përfunduar me një takim me diasporën e Kosovës në Zvicër.

    Ai ka bërë me dije se diaspora është plot me ide dhe përvojë për zhvillimin e vendit.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se diasporës është fuqi për Kosovën.

    “Diaspora është plot me ide dhe përvojë për zhvillimin e vendit. Është e pandashme nga ne dhe lidhje e jona me botën. Është fuqi për Kosovën. Me diasporën e Zvicrës e përfundova serinë e punëtorive për programin”, ka shkruar Hamza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!