×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundojnë gërmimet në Mitrovicën Veriore, s’gjenden mbetje mortore

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 16:16

    Gërmimet në Mitrovicën Veriore për gjetjen e mbetjeve mortore kanë përfunduar sot në ora 12:30.


    Lajmin e ka bërë të ditur drejtori Institutit të Mjekësisë Ligjor, Arsim Gërxhaliu.

    Ai ka thënë se nuk është gjetur asnjë mbetje mortore në gërmimet që janë bërë në varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës.

    Gjithashtu, Gërxhaliu për Klan Kosova tha se gërmimet kanë përfunduar në orën 12:30, teksa kanë filluar në ora 09:00.

    Ndryshe, gërmimet në Kizhevak të Serbisë do të fillojnë më 5 maj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!