×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon ceremonia e shugurimit të Joanikijes në Manastirin e Cetinjës në Mal të Zi

    Reporteri
    05 Shtator 2021 | 12:34

    Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, u shugurua në Manastirin e Cetinjës në Mal të Zi.


    Këtë e bëri të ditur kreu i Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka shtuar se ai e ka bërë shugurimin e Joanikijes.

    “Duke u lutur për paqen e të gjithëve, paqen e të gjithë botës, dhe mbi të gjitha për paqen e këtij qyteti, sapo kam vënë në fron Mitropolitin e ri të Malit të Zi, Joanikija në Manastirin e Cetinjës. I denjë!”,ka shkruar Porfirije.

    Kjo ceremoni para se të mbahej ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek disa malazez të cilët për dy ditë kanë protestuar dhe janë munduar ta bëjnë të pamundur mbajtjen e shugurimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!