×
  • Lajme
  • Lajme / Hagë

    Përfundon dëshminë dëshmitari i 69 i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët

    Reporteri
    30 Maj 2024 | 13:36

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i 69-të i ZPS-së i cili mban kodin W01336 në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Dëshmia e këtij dëshmitari është dëgjuar e tëra në sesion privat për publikun dhe përfundoi para se të shkohet në pushimin e drekës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Vlen të theksohet se ZPS-ja e përfaqësuar nga prokurori Cezari Mihalçuk njoftoi se për javën e ardhshme janë planifikuar që të dëgjohen dy dëshmitarë të cilët mbajnë kodet 03170 dhe 04410.

    Po ashtu, ai njoftoi se në rast që kanë kohë, mund të thërrasin edhe dy dëshmitarë të tjerë të cilët i kanë gati e që mbajnë kodet 04824 dhe 00992 të cilët do të dëshmojnë me video-lidhje

    ZPS: Dëshmitari i 69-të dhe vëllai i tij u arrestuan dhe keqtrajtuan nga persona që mbanin në krahë shirita të UÇK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!