×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon greva e punonjësve shëndetësor, i përsëritet kërkesa Kurtit

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 16:04

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë përfunduar grevën gjysmë-ditore, respektivisht nga ora 07:00-15:00.

    Sipas një komunikate të FSSHK-së për medie, kjo e fundit ka falënderuar punonjësit shëndetësor dhe sindikatat e tjera.

    “Grevës i janë përgjigjur të gjithë pa dallim e në këtë mes edhe popullata e gjerë e cila është solidarizuar me punëtorët shëndetësor. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shfrytëzon rastin ti falenderojë punëtorët shëndetësor,pacientët, Sindikata vendore dhe ndërkombëtare EPSU(European Public Service Union me mbi 8 milion anëtarë) dhe TEHY nga Finlanda”, thuhet në njoftim.

    “Në fund FSSHK edhe njëherë kërkon nga Kryeministri Kurti hapjen e dialogut social me qëllimin më të mirë që të mos vazhdohet me reagime sindikale”, deklarohet tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!