×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon intervistimi i Brovinës, u ikën mediave

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 14:02

    Deputetja e Kosovës, Flora Brovina, e cila tronditi opinionin me një fotografi ku pretendohej që dukeshin ushtarë serbë teksa dhunonin një grua shqiptare, ka dhënë sot një deklaratë në Polici pas raportimeve se fotografia ishte e rreme.

    Mirëpo, ndonëse kur publikoi fotografinë doli para të gjithë gazetarëve, tani deputetja po u shmanget atyre. Ajo fillimisht  u fut “fshehurazi” në stacionin policor Qendra, dhe po në mënyrë të tillë u largua nga aty, shkruan Reporteri.net.

    Intervistimi i deputetes Brovina  ka filluar në orën 11:00 dhe ka  vazhduar deri rreth e orës 13:30

    Kujtojmë se dje gjatë ditës Prokuroria Speciale nisi hetimet lidhur me rastin e pretenduar nga Brovina, të cilët pas pak minutash kanë thënë se do të dalin me një komunikatë lidhur me këtë çështje.

    Theksojmë se edhe pas raportimeve se fotografia është e rreme, Flora Brovina ka insistuar për rastin në fjalë, duke thënë se gruaja jeton akoma dhe për këtë ka dëshmi./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!