×
  • Lajme
  • Lajme / Hetimi

    Përfundon intervistimi i gruas së Milan Radoiçiqit

    Reporteri
    06 Qershor 2024 | 16:49

    Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme konfirmoi për Gazetën Online Reporteri.net se gruaja e Milan Radoçiqit po intervistohet në veri, me ftesë të Krimeve Ekonomike të Prishtinës.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tani ka konfirmuar për Reporteri.net, se tashmë gruaja e Radoiçiqit është liruar.

    “Intervistimi ka përfunduar dhe ajo është liruar”, tha Elshani për Reporteri.net.

    Policia e Kosovës kishte bastisur dhe sekuestruar pronat e Radoiçiqit në veri disa ditë pas sulmit në Banjskë më 24 shtator.

    Kosova e akuzoi Serbinë për sulmin e 24 shtatorit, por Beogradi zyrtari i mohoi akuzat.

    Pak kohë pas sulmit, përgjegjësinë e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!