×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 18:41

    Pas rreth dy orësh, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.


    Nga selia e LDK-së janë parë të dalin disa anëtarë, por ende nuk dihet nëse është marrë ndonjë vendim lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit, pozitë të cilën e synon Vjosa Osmani.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është takuar së paku dy herë me Vjosa Osmanin për ta diskutuar mundësinë që deputetët e kësaj partie ta mbështesin atë për t’u zgjedhur presidente.

    Osmanit i nevojitet patjetër mbështetja e ish-partisë së saj për ta marrë pozitën e shefes së shtetit, pasi që dy partitë tjera opozitare, PDK-ja dhe AAK-ja, janë deklaruar hapur se nuk do ta bëjnë këtë.

    Për këtë LDK-ja do të vendos sot në mbledhjen e Kryesisë, jashtë së cilës u lanë zyrtarë të lartë të partisë si Agim Veliu e Driton Selmanaj, që konsideroheshin si ‘armiqtë’ më të mëdhenj të Osmanit dhe fajtorë për rezultatin më të dobët ndonjëherë që partia e mori në zgjedhjet e 14 shkurtit. Veliu e Selmanaj, por edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, të cilët janë zgjedhur deputetë, vështirë se do të votojnë për Vjosa Osmanin për presidente. Ata mendojnë se Osmani kishte bërë gabim duke i kundërshtuar vazhdimisht vendimet e partisë nën udhëheqjen e Isa Mustafës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!