Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, e thirrur një ditë para seancës së konstituimit të Kuvendit.
Anëtarët e Kryesisë nuk janë deklaruar për vendimet që janë marrë, duke thënë se këto do të kumtohen përmes komunikatës që do të lëshohet nga partia, shkruan Reporteri.net.
“Për çdo gjë lëshojmë komunikatë”, tha nënkryetari Enver Hoxhaj.
Këtë e përsëriti edhe deputetja Eliza Hoxha.
“Vendimet i dëgjoni në komunikatën që e lëshon partia”, deklaroi ajo.
Deputetja Ganimete Musliu deklaroi shkurt se “tash del kryetari edhe ju njofton”. Ndërkohë, Ariana Musliu Shoshi, e pyetur nëse do të votojnë nesër kryeparlamentarin, tha se nuk është marrë vendimi.
I prerë ishte deputeti Mërgim Lushtaku, i cili kur u pyet nëse do të votojnë për kryeparlamentarin, deklaroi “jo, absolutisht jo”./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.