Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së, me ç’rast Enver Hoxhaj, ka deklaruar se shpallja e kandidatëve do të bëhet në grupin punues të PDK-së.
Ai nuk ka treguar nëse do të jetë apo jo kandidat.
“Mbledhja e Këshillit drejtues është e këshillit dhe shpallja duhet të bëhet në grupin punues i cili duhet ta pranojë me shkrim meqë po flasim që do ta zgjedhim kryetarin e PDK-së dhe partisë që ka potencial për ta udhëhequr Kosovën”, tha ai.
Ai më tej tha se situatën që e kanë si parti nuk është e lehtë sepse po e mbajnë Konventën pasi Gjykata Speciale e goditi PDK-në, dhe nga ajo kohë mbetën pa kryetar.
“Çfarë kam bërë si kryetar në detyre është se kam ftuar publikisht, kam ftuar publikisht kolegët por kandidatura e secilit duhet të matet se do të mbahen zgjedhjet nacionale a do ta bëjë partine e parë nacionale në vend”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.