×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Përfundon me sukeses eksplodimi i kontrolluar i predhës në Kaçanik, që dyshohet se është e Luftës së Dytë Botërore

    Reporteri
    02 Maj 2025 | 13:00

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar me sukses eksplodimi i kontrolluar i një predhe në Kaçanik, që dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan Reporteri.net.

    Operacioni është kryer nga njësitë e KFOR-it, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, stacioni në Kaçanik.

    “Për sigurinë e qytetarëve, ishte vendosur një perimetër sigurie prej 1000 metrash përreth vendit të ngjarjes. Operacioni ka përfunduar dhe deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë incident apo rrezik për banorët”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!