Në Fushë Kosovë ka përfunduar numërimi i 58 vendvotimeve, ku Lëvizja Vetëvendosje del të jetë e para me 45.75 për qind apo 10 mijë e 471 vota, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, krahasuar me vitin 2021, VV-ja ani pse del të jetë e para, ka shënuar rënie mbi 10 për qind, pasi para katër vitesh kjo parti kishte marrë 56.59 për qind.
Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës, me 20.23 për qind, apo 4 mijë e 629 vota, duke shënuar ngritje pasi në vitin 2021 kishte fituar 13.37 për qind të votave.
Vendin e tretë e ka marrë LDK-ja me 19.40 për qind, apo 4 mijë e 440 vota, duke pësuar kështu një rënie në rënditje, por me për qindje, edhe kjo parti ka shënuar ngritje për afro 4 për qind.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.