Numërimi i votave në Komunën e Istogut tashmë ka përfunduar.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ’së, partia e parë në këtë komunë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 35.21 përqind, pasuar nga LDK’ja me 33.82 përqind dhe PDK’ja me 12.24 përqind, shkruan Reporteri.net.
Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, VV ka rënie për 10.33 përqind, LDK ka rritje për 8.77 përqind e PDK për 2.61.
Në këtë komunë rënie ka pësuar edhe AAK, ku nga 11.39 sa ishte në zgjedhjet e 2021, tash ka 8.36.
Votat e kandidatëve do të fillojnë të numërohen nesër, kur edhe do të bëhet verifikimi i rezultateve të partive.
“Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, kanë sqaruar nga KQZ./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.