×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon plenarja e pestë e gjykatësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 17:18

    Është mbajtur Plenarja e Pestë e gjykatësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës.


    Kjo u bë e ditur përmes një komunikate dërguar mediave.

    “Me gjithë vështirësitë e krijuara, gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës e përfunduan me sukses Plenaren e tyre Vjetore dhe dëshmuan se Kryetarja dhe gjykatësit vazhdojnë përmbushjen e mandatit të tyre pa vonesa. Gjatë Plenares gjykatësit zgjodhën njëzëri gjykatësin Çarls Smith III si nënkryetar të ri në pajtim me nenin 32(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në pajtim me nenin 32(4) të Ligjit, nënkryetari ushtron detyrat e Kryetarit, në mungesë të Kryetarit ose në rast se Kryetari nuk mund të ushtrojë detyrat e tij”, thuhet në komunikatë.

    Në mars të këtij viti Gjyqtari Keith Reynor kishte dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendëskryetarit dhe e gjyqtarit të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale

    Poashtu, Gjykatësit e Dhomave të Specializuara kanë miratuar ndryshime të 30 rregullave të Rregullores së Procedurës dhe të Provave.

    “Pas largimit të gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nga Plenarja, gjykatësit e tjerë vazhduan me kuvendimet dhe miratuan ndryshime të 30 rregullave të Rregullores së Procedurës dhe të Provave (Rregullorja). Ndryshimet qartësojnë disa dispozita dhe kanë si synim mundësimin e procedurave më efikase dhe më efektive. Në pajtim me nenin 19(5) të Ligjit, ndryshimet e miratuara të Rregullores do t’i referohen Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese për të garantuar përputhjen e tyre me Kapitullin II të Kushtetutës”, thuhet tutje në komunikatën e Dhomave të Specializuara

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!