Në mesnatën e së martës ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Procesi u zhvillua në prani të vëzhguesve të akredituar.
35 prej këtyre vendvotimeve ishin në Komunën e Vushtrrisë, ndërsa 15 në komunat e tjera.
Sipas njoftimit të KQZ-së, gjatë ditës së sotme, në orën 12:00, do të nisë rinumërimi i 1.631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë. Këto fletëvotime janë të shpërndara në 177 kuti votimi dhe do të rinumërohen në bazë të vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
KQZ-ja ka konfirmuar se edhe ky proces do të zhvillohet nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të akredituar, duke siguruar transparencë dhe respektim të procedurave zgjedhore.
Në QNR përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve me vendim të KQZ-së, në mesditë fillon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.