×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon Samiti, publikohet fotografia e përbashkët e liderëve

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 13:49

    Ka përfunduar samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku morën pjesë 27 liderët e vendeve të Unionit, përfshirë presidentin e Këshillit të BE-së, presidenten e Komisionit Evropian dhe 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

    Rëndom pas takimit, pason edhe fotografia familjare e të gjithë pjesëmarrësve të takimit

    Presidentja Osmani është parë në rreshtin e dytë të liderëve në fotografinë e përbashkët.

    Mediave në një konferencë pritet t’ju drejtohen Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në fjalimin e saj në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor. Në Facebook, Osmani ka publikuar fjalimin e saj të plotë. Ka thënë se nga liderët evropianë ka kërkuar nga ta vendosmëri për t’i lënë të lirë të lëvizin qytetarët.

    Në fjalimin e saj, Osmani ka thënë se Kosova do të aplikojë sivjet për pranim në Bashkimin Evropian.

    “Kosova nuk është vetëm në cep të Evropës. Ajo është dhe do të jetë gjithmonë në zemër të Evropës. Ballkani Perëndimor nuk është një fqinjësi e thjeshtë, është një pjesë e natyrshme e Evropës – dhe një interes strategjik për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në këtë kontinent. Kjo është arsyeja pse këtë vit ne kemi vendosur të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE dhe shpresojmë që mbledhja e radhës e Këshillit, ta mbështesë aplikimin tonë”, ka thënë ndër tjerash ajo. “Është koha për vendime të guximshme, e jo për gjysmë hapa, për sa i përket integrimit. Kosova dhe vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor meritojnë më mirë. Ne jemi këtu përkrah jush dhe jemi pjesë e kësaj familjeje. Na leni të hyjmë brenda!”

    Osmani para liderëve evropianë kërkon liberalizim të vizave: Ne jemi përkrah BE-së, na lëni të hyjmë brenda

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!