×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon seanca në rastin Thaçi dhe të tjerët, edhe sot ishte e mbyllur për publikun

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 17:02

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar seanca e së mërkurës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish-presidentit Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, seancë e cila vazhdoi me dëgjimin e dëshmitares së parë të Prokurorisë.

    Seanca ka qenë e mbyllyr për publikun gjatë tërë kohës

    Dëshmitarja në fjalë, pritet të dëgjohet edhe nesër.

    Dëshmitarja e parë fillon të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit

    (Përditësuar, ora 10:06)- Dëshmitarja e parë në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish-presidentit Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, ka vazhduar të mërkurën dhënien e dëshmisë, duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes së Hashim Thaçit.

    Seanca është duke vazhduar në sesion privat, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ndryshe, gjatë seancës së djeshme, dëshmitarja është përgjigjur pyetjeve të ZPS-së, e cila seancë po ashtu është mbajtur në sesion privat.

    Ndërkaq, para se të paraqitej dëshmitarja në sallë, mbrojtësi i Thaçit, avokati Lluka Mishetiq, ka dorëzuar një provë të re materiale, provë e cila nuk u kundërshtua nga ZPS-ja dhe më pas u pranua nga trupi gjykues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!