×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon takimi, Haradinaj tregon se a po del AAK-ja nga koalicioni

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 14:51

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka konfirmuar takimin në Kuvend me partnerët e tjerë të koalicionit, Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj.


    Haradinaj tha se në këtë takim është diskutuar për nevojën që Kuvendi të mobilizohet për të kaluar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe Ligjin për Buxhetin.

    Ai përsëriti se koalicioni qeverisës është stabil, përkundër mosmarrëveshjeve që mund t’i kenë, shkruan Reporteri.

    “Ne diskutime e debate ka pasë në vazhdimësi për plot tema. Sot nuk kishte tema të tilla, por kësaj here ka të bëjë me nevojën që me u mobilizu me një situatë të jashtëzakonshme për ligjin për rimëkëmbje ekonomi dhe ligjin për buxhetin Nëse buxheti nuk votohet me kohë atëherë mund të veprohet vetëm me 1/3 e buxhetit paraprak”, u shpreh Haradinaj.

    Haradinaj ka folur edhe për takimin e djeshëm me presidentin Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli. Duke folur për propozim aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit dhe mundësinë që ato të konfirmohen apo jo, Haradinaj ka thënë se Kosova çdo herë ka qenë në anën e drejtësisë dhe se shpreson që nuk do të ketë konfirmim të propozim aktakuzave.

    “Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me PDK, me Veselin e Thaçi, i diskutojmë të gjitha temat por nuk kemi ndonjë rezultat të caktum. Mendoj që Kosova çdo herë ka qenë me drejtësinë, besojmë në drejtësi dhe drejtësia e ka vërtetuar luftën e drejtë të UÇK-së, shpresojmë se nuk do të ketë konfirmim të propozim aktakuzave”, u shpreh Haradinaj.

    I pyetur se a e mori përkrahjen e PDK-së për tu bërë president, Haradinaj ka thënë se nuk ka përgjigje aktualisht për këtë temë.

    “Nuk e kam përgjigjen në këtë temë aktualisht, do të shohim në të ardhmen. Me rëndësi është që Kosova të ruajë qëndrueshmërinë e vet.

    Nuk jemi në këtë klimë të daljes e hyrjes, jemi në punë për disa situata që mund të jenë jo të lehta për qytetarët e vendin. Besoj se do ta gjejmë një zgjidhje të duhur”, u shpreh ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!