Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së Isa Mustafa, i mbajtur në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Ndonëse s’kanë dhënë deklarata as pas takimit, ata kanë njoftuar se do të lëshojnë një kumtesë për media për të njoftuar se çka është biseduar mes tyre.
“Takimet tona dhe puna vazhdon, së shpejti kurorëzohet marrëveshja. Mos pritni sepse do të lëshojmë komunikatë për media”, kishte thënë Kurti para takimit.
Takimi i tyre ka filluar rreth orës 13:00 dhe ka përfunduar para pak minutave.
Të premten janë takuar grupet punuese të VV-së dhe LDK-së. Ata kanë paralajmëruar se në fillim të javës së ardhshme do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit VV-LDK.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.