×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon takimi Thaçi-Palmer, nuk ka deklarim për media

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 14:12

    Ka përfunduar takimi mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe të dërguarit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, raporton Gazeta Express.


    Takimi mes Thaçit dhe Palmer është zhvilluar në Presidencën e Kosovës.

    Paraprakisht, Matthew Palmer i cili po qëndron për vizitë disaditore në Kosovë, ka takuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, kreun e LDK-së, Isa Mustafa si dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

    Palmer ndërkaq sot nuk do të takohet me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin pasi që i njejti momentalisht është bërë e ditur se gjendet në një vizitë zyrtare jashtë shtetit.

    Ndryshe, vizita e Palmerit në Kosovë ishte paralajmëruar më herët, por nuk ishte caktuar data e vizitës.

    Para ardhjes në Kosovë, Palmeri qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

    Zëvendësndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, kohë më parë u emërua si Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!