Ka përfunduar para pak çastesh takimi mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Edhe pas këtij takimit nuk ka pasur deklarime për media sikurse edhe nga takimet e tjera që Rama pati sot gjatë ditës.
Thaçi dhe Rama janë nisur në një nga restorantet e kryeqytetit ku do të darkojnë së bashku.
Kryeministri Rama do të qëndrojë edhe nesër në Kosovë, ku do të ketë takime me liderët e partive politike, ndërsa në ora 14:00 pritet të dalë në një konferencë për media. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.