Rundi maratonik i bisedimeve mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së, ka përfunduar tashmë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. Ai ka bërë të ditur se përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell pritet të dalë me një deklaratë për media pas takimit.
Tashmë janë bërë mbi dhjetë orë që kur takimet kanë nisur që në orët e mëngjesit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq fillimisht, siç ka qenë praktikë e deritanishme, kanë biseduar ndaras me ndërmjetësuesit evropianë të udhëhequr nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe emisari Mirosllav Lajçak, e më pas pasdite kanë nisur një takim trepalësh.
Ky takim vjen pas takimit në Bruksel të mbajtur më 27 shkurt, kur Borrell njoftoi se të dyja palët ranë dakord se nuk nevojiten bisedime të mëtejshme për propozimin evropian dhe se kjo është korniza për normalizimin e marrëdhënieve. Në të njëjtën ditë u publikua teksti i marrëveshjes, i cili përmban 11 nene.
Në cilësinë e vëzhguesit, në Ohër prezent ishte edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.