Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se pas përfundimit të procedurës përgatitore ndaj të miturit B.M, ka ngritur propozim-shqiptimin e masës institucionale edukative.
Sipas kësaj, PS kërkon që i mitura nga Peja të dërgohet në Institucionin Edukativo-korrektues për shkak të veprës penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas përfundimi të procedurës përgatitore ndaj të miturit B.M, ka ngritur Propozim shqiptimin e masës institucionale edukative, Dërgimi në Institucionin Edukativo-korrektues, për shkak të veprës penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, nga neni 138 lidhur me nenin 129 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Ndryshe, i mituri B.M. ishte arrestuar me 7 tetor 2023. Sipas raportimeve të asaj kohej, dyshohej se i mituri kishte planifikuar një sulm për të vrarë shokët e klasës.