×
  • Lajme
  • Lajme

    “Përgjohet” deputetja e VV-së teksa flet për Vjosa Osmanin

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 17:43

    Në një audio-incizim të nënkryetares Arbërie Nagavci, ku dëgjohet duket folur në një takim të brendshëm partie, Nagavci flet rreth votave të Vjosa Osmanit.


    Kjo është biseda e saj me anëtarët e VV-së në një takim, e publikuar nga Indeksonline:

    Arbërie Nagavci: Unë mendoj që Vjosa ka me bo… Nuk e bën me këta. Nuk ka me pasë deputetë. Kjo ka me pasë ma shumë të tjerë. Qita këshilltarët e vet që i ka, ekipin. Tash i ka 10, 15 vetë. I ka, i ka Vjosa.

    X: Po, po. Duhet me pasë ky këshilltari. Po Fatoni osht, ka bazë elektorale.

    Arbërie Nagavci: Për shembull, Fatoni munet me i marrë pjesët e LDK-së.

    X: Po, edhe këta drejtorët që i kanë.

    Arbërie Nagavci: Këta tjerët mujnë me e marrë përgjegjësinë, mujnë me marrë votë të OJQ-ve për shembull, të qytetarëve. Vjosa merr vet,…prej nesh. Kush vjen me ne, krejt marrin vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!