Sot, në 26-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica, në Gllanasellë u mbajt një ceremoni përkujtimore pranë memorialit ku prehen këta trima.
Në njoftimin e Komunës së Drenasit thuhet se në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i komunës Ramiz Lladrovci, kabineti i tij, familjarë të dëshmorëve, qytetarë të shumtë dhe bashkëpunëtorë, të cilët me nderim e respekt u përkulën pranë varrezave të dëshmorëve dhe vendosën lule për të nderuar jetën dhe sakrificën e tyre.
Ndër të tjera, Lladrovci theksoi: “Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica janë shembull i përjetshëm i qëndresës dhe përkushtimit për lirinë e vendit. Sakrifica e tyre mbetet gurthemel i lirisë që gëzojmë sot dhe një frymëzim i pashuar për brezat që vijnë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.