×
  • Lajme
  • Lajme

    Përkujtohen viktimat që kanë humbur jetën në rrugët e Kosovës

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 12:15

    Në kuadër aktiviteteve për të shënuar Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, Policia e Kosovës gjatë ditës sotme ka realizuar një prezantim mbi sigurinë në trafikun rrugor në Kosovë.


    Me këtë rast, u kërkua vetëdijesim më i madh i qytetarëve në trafik, sigurim të automjeteve dhe ngritje të sigurisë rrugore në një agjendë më të lartë shtetërore.

    Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi shprehu nevojën për një edukim dhe vetëdijesim më të madh të qytetarëve për trafikun rrugor.

    Teksa tregoi edhe disa nga statistikat e Policisë për aksidentet në trafik, ku sipas tij gjendja sa i përket aksidenteve fatale në periudhën janar-shtator 2019 është më e mirë se e vitit paraprak.

    Nga Këshilli i Sigurisë për Siguri në Trafik në Ministrinë e Infrastrukturës, Fejzullah Mustafa tha se siguria rrugore duhet vendoset në një agjendë më të lartë se sa është tani.Ndërkaq, përfaqësuesi i Shoqatës së Sigurimeve në Kosovë, Sami Mazreku teksa tregoi qëllimet e punës tyre, tha se shqetësimi kryesor i tyre është numri i madh i automjeteve të pasiguruara./KP

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!