Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi për përkufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në disa komuna të Kosovës, ku përhapja e pandemisë Covid-19 është më e madhe.
Ndër to edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, e cila po vazhdon të kryesojë listën e vendeve më të prekura nga koronavirusi, mirëpo sa po respektohen këto masa të ndërmarra dje nga Qeveria Hoti?
Metro iu sjellë pamje nga një pjesë e Prishtinës, përkatësisht nga ‘Lagjja e Spitalit’, ku edhe pse ora ka kaluar në kohën kur nuk lejohet qarkullimi i njerëzve, shumë automjete shihen në qytet, madje duke krijuar kolona të gjata.
Ndërkaq, nuk dihet nëse njësitë e policisë rrugore do të tregojnë tolerancë ose jo për individë të shumtë të cilët nuk po respektojnë këtë masë dhe pritet të shihet deri në raportimin e tyre.
Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Qeveria ka marrë vendime të reja në lidhje me parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të infeksionit Covid-19, pas rritjes së numrit të të vdekurve dhe të infektuarve si pasojë e këtij virusi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.