×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshje masive mes politikanëve serbë

    Reporteri
    18 Maj 2019 | 22:29

    Dalibor Stanojevic, këshilltar i Partisë demokratikë të Serbisë dhe njëri prej organizatorëve të protestës “1 nga 5 milionë” në Knjazhevc është rrahur brutalisht gjatë kremtimit të ditës së komunës nga ana e kryetarit të komunës Milan Djokic bashkë me dy bashkëpunëtorë para disa dëshmitarëve.


    Në rrjtetet shoqërore është paraqitur fotografia e Stanojevicit me këmishë të përgjakur dhe me lëndime në fytyrë.

    Demokratët serbë kërkojnë “hetim të menjëhershëm dhe procesuim të të gjithë personave, të cilët me grushte dhe forcë të zhveshur e primitivizëm dëshirojnë t’i imponojnë rregullat e sjelljes, të cilat janë në kundërshtim me vlerat e civilizimit, ato njerëzore e demokratike”, raportojn mediat në Serbi.

    Jakat e përgjakura të atyre që nuk mendojnë njësoj po bëhen karakyteristikë dhe shenjë e dukshme e politikës së regjimit, thuhet me tej në kumtesë.

    Në nëntor të vitit të kaluar është rrahur edhe lideri i të majtës serbe Borko Stefanovic, dhe që atëherë në Beograd dhe në qytete tjera të Serbisë po mbahen protesta të opozitës e qytetarëve kundër pushtetit të Aleksandar Vuçiqit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!