×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Përleshje me thika në Emshir, lëndohen dy persona – Policia jep detaje

    Reporteri
    30 Prill 2025 | 16:23

    Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot në lagjen Kalabria në Prishtinë, ku si pasojë dy persona janë therrur me thikë.  

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    ‘‘Rreth orës 13:00, është raportuar për një përleshje në mes të disa personave në lagjen Kalabria, në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është  bërë e ditur se për pasojë  dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika)”, ka deklaruar Borovci.

    Ai bëri me dije se personat e lënduar janë dërguar për tretman në QKUK, teksa hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

    “Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat  kanë  rezultuar me identifikimin e të dyshuarit i cili më pas është paraqitur në polici. Aktualisht  në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen’’, ka shtuar Borovci./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!