×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshje me thika në mes të dy shqiptarëve në Selanik, njëri në gjendje kritike

    Reporteri
    24 Mars 2025 | 8:38

    Një sherr mes dy shtetasve të Shqipërisë ka ndodhur në Selanik.

    Nga pamjet e publikuara nga mediat greke, shqiptarë të moshës 26 dhe 33 vjeç, godasin me thikë njëri-tjetrin gjatë një sherri mes tyre.

    Qytetarët duken teksa vrapojnë drejt vendit ku ndodhej njëri prej të plagosurve dhe më pas mbërrin një makinë policie.

    26-vjeçari mësohet se u gjet jashtë një supermarketi në kryqëzimin e rrugëve Papagou dhe Chrysostomou, pak metra larg vendit të sherrit, me pesë plagë në shpinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!