Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot në rrugën “Hilë Mosi” në Prishtinë, ku dyshohet se është shkrepur edhe arma e zjarrit, shkruan Reporteri.net.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, ku ka bërë me dije se arma është sekuestruar, të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor dhe të lënduarit po marrin trajtim në QKMF.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore të cilat kanë rezultuar me identifikimin, lokalizimin si dhe kapjen e menjëhershme të disa personave të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë. Të lënduarit nga përleshja janë dërguar në QKMF, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.
Policia ka thënë se po vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
“Ndërkohë që është identifikuar edhe një veturë e dyshuar e njëjta është ndaluar dhe kontrolluar nga policia, me ç ‘rast policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë arma nga e cila është shkrepur. Aktualisht po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.