×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Përleshje mes disa personave në veri, dy shoqërohen në polici, një tjetër përfundon në spital

    Reporteri
    29 Qershor 2025 | 13:53

    Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në lagjen Kodra e Minatorëve në veri.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.

    Ai tha se dy nga personat e përfshirë në përleshje janë shoqëruar në stacion policor.

    Derisa për një tjetër, ai tha se është në spital po trajtohet për shkak lëndimeve të marra.

    “Rasti ka ndodhur te Kroi i Vitakut. Dy persona i kemi sjell në stacion, një tjetër është në spital”, tha Elshani për Reporteri.net.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!